Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj

nje muaj paraburgim per dy te dyshuarit per vrasjen ne ferizaj
nje muaj paraburgim per dy te dyshuarit per vrasjen ne ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e një personi në Bibaj të Ferizajt më 16 gusht.

Gjykata tha se “ekziston dyshimi i bazuar” se F.R. dhe J.M. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.F.R., zyrtar policor, ishte dorëzuar vet tek autoritetet, ndërkaq J.M., po më 16 gusht ishte arrestuar.

Viktima, S.S, u vra në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj tha një ditë më herët se F.R. dyshohet se e ka kryer vrasjen me armën zyrtare.

Si Prokuroria, ashtu edhe Gjykata Themelore thanë se F.R, “për qëllime të ulëta” ka kryer vrasjen. Sipas institucioneve të drejtësisë, ai sapo ka vërejtur viktimën që ka hyrë në parkingun e sallës së dasmave, me të dyshuarin tjetër, J.R., secili me vetura të tyre janë nisur drejt viktimës.J.M. dyshohet se me një mjet të fortë i është vërsulur viktimës, ndërkaq F.R., me armë zyrtare ka shtënë disa herë drejt S.S, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →