
Pavarësisht se merkato e verës është ende larg, Real Madrid mendon për goditjet e mundshme. Sipas Le10Sport, Los Blancos kanë identifikuar mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, si përforcimin e duhur për prapavijën.
Për të nënshkruar me francezin, kampionët e Europës janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat ekonomike të futbollistit dhe të londinezëve. Kalimi në Madrid, në një skuadër shumë të suksesshme, duket një ide shumë tërheqëse dhe vështirë e refuzueshme.
23-vjeçari u aktivizua në sezonin e kaluar në 38 ndeshje në kampionat, duke qenë titullar i padiskutueshëm i trajnerit Arteta. Gjatë karrierës së tij, Saliba ka veshur fanellat e St Ettiene, Nice e Marseille.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co