
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në kilometrin e 15-të, të segmentit Lipjan-Ferizaj, ku si pasojë një person ka vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, duke shtuar se vdekja e 44-vjeçarit është konstatuar në vendin e ngjarjes. Të dëmtuarit janë dërguar për trajtim mjekësor, në QKUK në Prishtinë.
“Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, përfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, deklaroi Hoxha.
Hoxha bëri apel që shoferët të kenë kujdes të shtuar.
“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po bëhet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e utomjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore”, u shpreh ai.
Policia e Kosovës po merr masa për të gjithë shoferët, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co