Armando Broja hapi serinë e golave për Shqipërinë në ndeshjen miqësore që kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0 përballë Lihtenshtejnit. Duke bërë një gjë të tillë, Broja ia doli që të hynte mes 20 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në historinë e përfaqësueses tonë.
Ky ishte goli i pestë i Brojës me fanellën kuqezi, në 20 ndeshje të luajtura deri tani me të dhe që e pozicionon në vendin e 17 në renditjen e të gjitha kohëve, me po aq gola të shënuar sa Përnaska, Vata, Uzuni, Roshi e Lenjani.
Ndërkohë, për Jasir Asanin, goli ishte i 4-ti në 12 ndeshje të luajtura, duke u ngjitur në vendin e 23-të të kësaj renditje të historisë kuqezi. Kurse Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të tretë me Kombëtaren në ndeshjen e 10 të luajtur me këtë fanellë, është ngjitur në vendin e 28 në renditjen e të gjitha kohëve me përfaqësuesen.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co