Rikthimet janë gjithmonë të bukura. Julian Nagelsmann përfshiu Toni Kroos në grumbullim për ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë kundër Francës dhe Holandës, ndeshje këto miqësore. Edhe pse Kroos ishte tërhequr pas Euro 2024, mesfushori duket se ka ndërruar mendje dhe do kontribuojë sërish për përfaqësuesen e Panzerave.
Maximilian Beier dhe Aleksandar Pavlovic janë ftuar për herë të parë nga përfaqësuesja, me shpresë se do të mund të debutojnë.
Baza nuk është prekur, teksa emra si Kai Havertz, Jamal Musiala, Antonio Rudiger dhe Ilkay Gundogan janë pjesë e listës. Gjermania së pari do të përballet me Francën më 24 mars në stadiumin Groupama të Lyonit përpara se të takohet me holandezët në Deutsche Bank Park të Frabkfurt më 27 mars.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co