
Milani ka marrë sot humbjen e 3-të radhazi. Kuqezinjtë janë mposhtur edhe mbrëmjen e sotme, këtë herë nga Lacioja. Të kaltrit zhbllokuan shifrat që në minutën e 28, kur Xakanji e dërgoi topin në rrjetë.
Milani reagoi shumë vonë, teksa goli i barazimit u shënua në minutën e 85 nga Çukuezja. Por as ky gol nuk mjaftoi për të dalë me të paktën një pikë nga stadiumi. Menjoja shkaktoi një penallti në sekondat e fundit të takimit, e cila më pas u shndërrua në gol nga Pedroja. 37-vjeçari heshti “San Siron” dhe i dha 3 pikët mjaft të vyera Lacios./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news