Nisi si dëgjesë publike, por përfundoi në protestë, dhjetëra qytetarë në Pogradec kontestojnë propozimin për depozitimin e inerteve

nisi si degjese publike por perfundoi ne proteste dhjetera qytetare ne pogradec kontestojne propozimin per depozitimin e inerteve

Rreth 60 banorë te fshatit Guras në bashkinë e Pogradecit pasditen e kësaj të hënë kanë marrë pjesë në një dëgjesë publike të njoftuar nga Këshilli Bashkiak për të konsultuar projekt vendimin për depozitimin e inerteve në zonën e ish-gurores pranë këtij fshati. Banorët e kanë kontestuar këtë propozim me tone te larta dhe mosdakortësimi i tyre ka bërë që banorët të hidhen të gjithë në protestë.

Ata u shprehën se inertet do të hidhen në vendin ku kalojnë burimet e ujit të pijshëm që furnizojnë qytetin ndërkohë që sipas tyre ky vendim do të cenojë jetesën e tyre dhe nëse do të miratohet nga këshilli ata paralajmërojnë se do të bllokojnë kalimin e të gjitha automjeteve që do të kryrjnë transportin.

Në këtë dëgjesë morën pjesë këshilltarë të këshillit bashkiak Pogradec ku dy prej tyre u shprehën se do të votojnë kundër këtij vendimi në këshill dhe i bënë po ashtu thirrje dhe kolegëve të tyre të mbështesin këtë mendim në favor të banorëve.

Sipas tyre kjo vendimmarrje cenon zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone.

Banorët e fshatit Guras u bënë pjesë e dëgjesës për ta kthyer në një protestë vendimin r këshillit bashkiak duke pohuar një zëri jo vetëm refuzimin e këtij vendimi por edhe paralajmëruan se do përshkallëzojnë protestat nëse bashkia do të miratojë këtë vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →