Nis stërvitjen edhe i fundit, Silvinjo i ka të gjithë gati për udhëtimin drejt Pragës

nis stervitjen edhe i fundit silvinjo i ka te gjithe gati per udhetimin drejt prages




































Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore për të përgatitur ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës që luan këtë fundjavë në Pragë. Trajneri Silvinjo ka më në fund grupin e plotë në dispozicion, pasi me ekipin është bashkuar edhe lojtari i fundit që kishte munguar në dy seancat e para, Enea Mihaj.

kombetarja-stervitje1

Për shkak të udhëtimit nga Portugalia, mbrojtës i është bashkuar vetëm sot ekipit në stërvitje dhe ka nisur punën me pjesën tjetër të skuadrës për këtë sfidë. Lojtari është një prej kandidatëve për të qenë në qendër të prapavijës, ku mungojnë dyshja titullare e Europianit, Gjimshiti-Ajeti.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë nesër pasdite drejt Pragës, ndërsa në tokën çeke do të zhvillojnë një seancë stërvitore vetëm në ditën e premte, në stadiumin ku do të luhet ndeshja ndaj Ukrainës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →