Adidas ka hequr nga shitja online fanellën me numrin 44 të përfaqësueses gjermane, kjo pasi ky numër dhe ky dizajn është shumë i ngjashëm me simbolin e famshëm të ushtrisë gjermane gjatë luftës së dytë botërore, SS. Për të zbuluar këtë lajm ka menduar e përditshmja Bild, e cila i referohet një deklaratë të lëshuar nga Oliver Bruggen, zëdhënësi për shtyp i sponsorit teknik të ekipit përfaqësues.

Kjo çështje bëri shumë zhurmë në Gjermani pasi një historian zbuloi ngjashmërinë e këtij numri me simbolet famëkeqe të ushtrisë gjermane. Ndërkohë, Federata Gjermane e futbollit reagoi duke theksuar se fanellat e reja ishin paraqitur edhe në UEFA me këtë të fundit që i kishte miratuar. Gjithsesi, Federata siguroi tifozët e shqetësuar se dizajni për numrat 4 dhe 44 do të rishihet sërish.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co