Ngjarje e çuditshme te klubi i njohur italian, dy largime trajnerësh brenda ditës. Të dytin e hoqën tifozët për… baste

ngjarje e cuditshme te klubi i njohur italian dy largime trajneresh brenda dites te dytin e hoqen tifozet per baste

Klubi i Piaçencës nuk po përjeton vitet më të lumtura të tij, pasi ka humbur shkëlqimin e viteve që e çuan deri në Serinë A, ndërsa tani gjendet në Serinë D dhe me probleme të shumta në këtë start sezoni. Por ajo që ka ndodhur sot është absurde, pasi janë shkarkuar brenda ditës dy trajnerë.



dsfdsfsdfsdfdsfsdfsdfdsfsdfsdf

Bardhekuqtë sot në mëngjes dhanë fillimisht lajmin e shkarkimit të Karmine Parlatos, si dhe të drejtorit sportiv Alesio Sestu, si përgjegjës të kësaj situate. Klubi emëroi pastaj Simone Bentivoljo, por ky  fundit drejtoi seancën stërvitore të pasdites dhe pastaj dha dorëheqjen, duke kthyer në stol ish-trajnerin Stefano Rosini, të cilin e kishin shkarkuar më 7 tetor por paguhej ende nga klubi.

ngjarje e cuditshme te klubi i njohur italian dy largime trajneresh brenda dites te dytin e hoqen tifozet per baste

Arsye e largimit të Bentivoljos është me të vërtetë e pabesueshme pasi kanë qenë ultrasit e skuadrës ata që e kanë vendosur që nuk e duan në drejtim. “Curva Nord Piacenza komunikon se nëse z. Bentivoljo do të drejtojë stërvitjen, nuk do të ndjekë skuadrën as në ndeshjet në shtëpi, as në transfertë, deri në shkarkimin e tij”, ishte mesazhi që ultrasit publikuan në rrjetet sociale.

Arsyeja është se Bentivoljo ka qenë i përfshirë në skandalin e basteve në vitin 2011 dhe tifozët nuk dëshironin persona të tillë me njollë që drejtonin klubin e tyre. Ndaj Bentivoljo ka paraqitur letrën e dorëheqjes nën trysninë e klubit dhe është larguar, duke zhytyr edhe më shumë në kaos bardhekuqtë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →