“Ngjarja është në ndjekje nga policia”- Balla reagon për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi: Zotëria i penxheres së drejtësisë sulmon kryeministrin si urdhërues, me qëllimi vetëviktimizimin politik

ngjarja eshte ne ndjekje nga policia balla reagon per dhunen ndaj avokatit sokol mengjesi zoteria i penxheres se drejtesise sulmon kryeministrin si urdherues me qellimi veteviktim






























Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.

Ballaaa

Balla shprehet se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa u përgjigjur akuzave të Rithemelimit, duke u shprehur se “zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij”.

LEXO EDHE: Dhuna ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha, reagon Rithemelimi: Akt i shëmtuar i urdhëruar nga Edi Rama

Reagimi:

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →