Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS-së, që vjen një ditë pas Kongresit Zgjedhor ku Rama njoftoi disa ndryshime në qeveri.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se mbledhja e Ramës me kryesinë zgjati rreth 30 minuta, takim që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit. Padyshim që fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Po ashtu ai sqaroi dhe faktin se pse u shty seanca plenare e Kuvendit që ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 18:00.
Shkak mësohet të jetë bërë mosdekretimi ende i këtyre vendimeve nga ana e presidentit Begaj, gjë që me gjasa ka mundësi që të ndodhë në orët në vijim. Kujtojmë se seanca plenare është vendosur që të mbahet nesër në orën 18:00.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co