Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo tregon se si e pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 4 gushtit. Në një lidhje me skype për News24 me moderatoren Ola Bruko, Tavo deklaroi se ai do të zhvendoset në Himarë nëse fiton zgjedhjet.
Një ditë më parë, Tavo u votua unanimisht nga Kryesia e PS për të qenë ai kandidati zyrtar i socialistëve në Himarë.
“Kur emri im qarkulloi në media si kandidat në Himarë ishte thathethem. Ka pak kohë që kryeministri më ka ftuar dhe e kemi diskutuar çështjen e kandidimit dhe nuk mund të them se ishte e papritur. Në fillim kur qarkulloi në media, ishte thashethem, ka pak kohë që e kemi diskutuar. Ndihem i nderuar që kandidoj për Bashkinë e Himarës. Kam përvojën time në politikë, në shërbim të njerëzve. Për mua është një përgjegjësi. Përvoja ime e gjatë besoj se ka qenë arsyeja e mbështetjes nga Kryesia e PS. Ky profil i imi politik kanë qenë çështjet që janë vlerësuar nga kryeministri dhe Kryesia e PS, me një përgjegjësi tjetër. Ndjehem i nderuar t’i shërbej kësaj bashkie, këtij komuniteti, himariotëve me histori të lavdishme që i bën ata krenarë për vendlindjen dhe origjinën e tyre. Herë pas here, duhet ta pranojmë, nga faktorë të ndryshëm kjo krenari dhe ky dinjitet i tyre me veprime të pavullnetshme, dua ta them këtu, ky dinjitet dhe kjo krenari e tyre është fyer. Emri himariot është shpërdoruar, por himariotët janë himariotë dhe duhet të vlerësohen të tillë.
Do shpërngulem në Himarë dhe do jem vazhdimisht në kontakt me njerëzit, do jem çdo ditë. Edhe kur isha deputet i Gjirokastrës isha 4 ditë në Gjirokastër dhe tre ditë në Tiranë kur dihet që angazhimi si deputet është ndryshe. Si Prefekt i Vlorës, unë jam në Vlorë. Si kryetar bashkie do të jem çdo ditë në Himarë”, tha Tavo.
Ai foli edhe për kandidatët e mundshëm rivalë në këtë garë, duke theksuar se fokusin do ta ketë te shqetësimet e qytetarëve. Emri që po lakohet nga radhët e opozitës është ai i Petro Belerit, djali i Fredi Belerit.
“Çdo kandidat përballë meje është i mirëpritur. Por nuk do merrem me asnjërin prej tyre. Mua më shqetëson problemet që kanë qytetarët. Nuk do merrem me kandidatët e tjerë. Mos kërkoni nga unë të komentoj kandidatët rivalë. Slogani im është “zgjidhje, jo krizë”. Nuk ka krizë, por zgjidhje të problemeve në Himarë, në këtë kuptim“, tha ai.
[embedded content]
Dikur deputet dhe ministër i LSI, Vangjel Tavo sot është një socialist. “Nuk kam lëvizur në shumë parti, nga LSI në PS. Për mua është një rikthim në shtëpi“, tha ai.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co