Nga rikthimi me podcastin “Çështja është” tek projektet profesionale, drejtori i News 24 Aleksandër Çipa rrëfen jetën e tij

nga rikthimi me podcastin ceshtja eshte tek projektet profesionale drejtori i news 24 aleksander cipa rrefen jeten e tij
nga rikthimi me podcastin ceshtja eshte tek projektet profesionale drejtori i news 24 aleksander cipa rrefen jeten e tij

Drejtori i News 24 Aleksandër Çipa, në një rrëfim në emisionin Fif Station të moderatores Çenkuela Hasa, foli për eksperiencën e gjatë në gazetari. Çipa theksoi se rikthimi në News 24 është një rikthim në identitet, duke zbuluar se do të rikthehet në Radio Rash me podcastin “Çështja është”.

“Rikthimi im në News24 është rikthim në identitet. Unë kam qenë pjesë jetëgjatë e komunitetit të reporterëve, fillimisht rajonalë dhe fatmirësisht edhe të raportimit ndërkombëtar. Për 5 vjet kam ndarë një përvojë për radion ndërkombëtare BBC. Të gjitha eksperiencat më kanë shërbyer për t’u përmirësuar çdo ditë e më shumë. I gjithë rrugëtimi në gazetari është një sentencë profesionale. Jam aty ku ndihem në habitatin tim, në gazetari. E kam nisur eksperiencën time në gazetari shumë herët, fillimisht në Gjirokastër dhe më pas përvojat janë shtuar. Gjatë karrierës, mund të mësosh për pluralitetin e përvojës, sepse një shoqëri që e ka këtë cilësi merr më shumë valencë të konkurrencës. Unë e konsideroj si një ndër përvojat më të bukura, kalimin në gjitha përvojat multi-mediale. E kam nisur me radion, më pas me shtypin, pastaj editor, kryeredaktor i disa mediave më të rëndësishme audio-vizuale në vend, kam qenë gjithmonë në role që i përshtaten profilit dhe subtancës time profesionale. News 24 është televizion i suksesshëm, sepse bëhet çdo ditë një “betejë” informuese për lexuesin shqiptar, kudo që ai jeton, në çdo trevë shqipfolëse. Unë do të rikthehem në Radio Rash me postcastin “Çështja është”. Kam rikthyer një emision që e kam bërë në vitet 2000 tek Televizioni Koha. Do të jenë 5 postcaste në transmetim për çdo javë në Radio Rash dhe njëri do të zgjidhet për t’u transmetuar në News 24”, tha Çipa.

[embedded content]

Aleksandër Çipa më tej tregoi jetën e tij jashtë profesionit. Ai tha se edhe fëmijët kanë marrë tashmë drejtimin e tyre në jetë, duke treguar se një nga fëmijët, Akri ka gjithashtu pasion artin dhe të shkruarin. Çipa njoftoi se do të mbajë edhe “Muzeun e fjalës” në Pilur, në kujtim të të atit të ndjerë, poetit Lefter Çipa.

“Unë nuk jetoj për dukje, sepse dukja është negativitet tranzicional i shoqërisë dhe individëve që nuk peshojnë ose nuk mbajnë gravitetin e identitetit të tyre. Këtë këshillë e kam nga babai im, që ka qenë një poet i njohur. Përulësia është devocion, që garanton mirëshëndetin mendor, edukues dhe psikologjik të trashëgimtarëve të tu. Unë iu shërbej paraardhësve të mi dhe lë një trashëgimi tek pasardhësit e mi biologjik. Unë kam bërë gabim që nuk kam regjistruar shumë biseda me tim atë, pasi ata ishin biseda të çmuara. Shpesh për botën që shkon në amshim ne nuk tregohemi të kujdesshëm dhe nuk e kuptojmë sesi humbasim shumë gjëra nga jeta jonë. Unë jam i kënaqur nga fëmijët e mi, ata kanë qenë studentë të ekselencës. Akri është i lidhur me trashëgiminë kulturologjike dhe krijimin në përgjithësi. Ai banon dhe punon në Nju Jork, ka botuar tri libra dhe ka botuar në media prestigjoze botërore, ka mbaruar për Negocim dhe Zgjidhje konfliktesh në Columbia University dhe trajton edhe çështje ndërkombëtare. Libri i tij “Jemi që pa ardhur deti”, ka qenë një ese mes tij dhe babait tim të ndjerë. Ne po përgatitemi për “Muzeun e fjalës”, bashkë me profesorin Endri Maku e kemi ideuar dhe zbatuar këtë projekt, që nuk do jetë thjesht mëshirim i krijimtarisë së babait tim në dy plane, në planin krijues të fjalës poetike, por edhe si autori i themelimit të grupit më të famshëm të polifonisë shqiptare “Grupit të Pilurit” dhe teksteve më të rëndësishme të polifonisë. Është planifikuar që dhe mjedisi të jetë me një peshë specifile edukuese, evidentuese e trashëgimisë. Po punoj dhe me skulptorin Emanuel Koko, që është skulptor i njohur shqiptar, që ka konceptuar bashkëshoqërimin me sentenca dhe me strofa ku do ulen vizitorët e turistët e shumtë që ka Piluri, por edhe me pjesën tjetër, ku do të krijohet një mural, ku do jetë emri i çdo pjesëtari të grupit të Pilurit. Sheshi i Grupit të Pilurit do jetë shoqëruar edhe me bar kode e këngëve të interpretuara, që turistët të dëgjojnë këngët që janë kënduar”, deklaroi Çipa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →