Prej dy ditësh, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është arrestuar dhe pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Së bashku me Bahtjar Bajraktarin, ata do të hetohen për veprën penale “lëndimi i rëndë trurpor”.
Ata u arrestuan në Lezhë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, pasi akuzohen se bashkë me disa persona të tjerë kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të “TikTok”-ut. Ngjarja ka ndodhur gjatë një koncerti në Pejë të reperit pak ditë më parë.
Mbi gjithë situatën ka pasur reagime të shumta. Gazetarë si Berat Buzhala kanë reaguar duke u shprehur se arrestimi i tij ka ngjyrime politike.
Avokati Besnik Berisha ka thënë që Noizy po pandehet për lëndim të rëndë trupor në mënyrë të kundërligjshme. Në një postim në rrjete sociale, ai ka akuzuar Prokurorinë e Pejës se po vepron kundërligjshëm duke e ngarkuar klientin e tij për lëndim të rëndë trupor. Sipas Berishës, ky rast ka të bëjë vetëm me lëndim të lehtë trupor.
Nga ana tjetër, personazhet publike kanë nisur një fushatë #freeNoizy në mediat sociale fill pas arrestimit të reperit.
Emra si Era Istrefi, Alban Skënderaj, Yll Limani, Tayna, Loredana, Blerim Destani, Xhensila Myrtezaj, Bardhi, Çiljeta Xhilaga etj, kanë reaguar në mbrojtje të reperit.
Ditën e sotme ai ka marrë edhe mbështetjen e shumë clubeve shqiptare e europiane. Përmes kësaj fushate sensibilizuese në mediat sociale, pretendohet se Noizy ishte thjesht në vendin e punës duke punuar natën kur ndodhi ngjarja, ndaj dhe mban hashtagun “Ishte në punë”.
Medi Iseni e kishte paralajmëruar praninë e tij në club edhe në mediat sociale duke u shprehur se “do bënte pompa”, pasi kishte ofenduar me muaj të tërë atë në rrjetet sociale.
Shqetësimi që shumë njerëz kanë mbi Drejtësinë e Kosovës është gjykimi me standarde të dyfishta. Jo vetëm mbi ekstradimin dhe trajtimin e kësaj çështjeje nga ana juridike, por edhe me heshtjen përballë dhunës verbale që vjen nga TikTok.
Prej vitesh dëshmojmë sjellje të dëmshme nga persona të ndryshëm në mënyrë që të arrijnë famë dhe para. Kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve që kanë arritur në dhunë e vrasje që e kanë burimin pikërisht nga ky rrjet sociale.
Pavarësisht se njerëzit prej kohësh nisur nga shumë përmbajtje të papranueshme dhe potencialisht të rrezikshme nga TikTok kanë bërë thirrje për masa, diçka e tillë nuk ka ndodhur./classlifestyle.com
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co