Nga penalltia te barazimi në derbi, Ançeloti “driblon” gjyqtarin: S’dua të futem në një polemikë shumtë të madhe, ja çfarë më pëlqeu te skuadra

nga penalltia te barazimi ne derbi anceloti driblon gjyqtarin sdua te futem ne nje polemike shumte te madhe ja cfare me pelqeu te skuadra

Trajner i Real Madrid, Karlo Ançeloti, foli pas barazimit 1 me 1 që skuadra e tij regjistroi në derbin ndaj Atletiko Madridit. Në prononcimin e dhënë në konferencën për shtyp, tekniku italian deklaroi: 



“Nuk dua të flas për gjyqtarin. Mendoj se meritonim më shumë. Ishte një lojë shumë e mirë në pjesën e dytë. Në të parën ishte krejtësisht ndryshe.nga penalltia te barazimi ne derbi anceloti driblon gjyqtarin sdua te futem ne nje polemike shumte te madhe ja cfare me pelqeu te skuadra

Më të ngadaltë. Në pjesën e dytë dolëm me ndjenja të mira. Situata e penalltisë ka ndikuar tek ekipi. Në pjesën e parë luanim shumë ngadalë. Në të dytën kemi përfituar nga gjerësia e fushës. Vini dhe Rodrigo kanë krijuar shumë rrezik nga jashtë. 

VAR-i ka fishkëllyer penalltinë. Arbitri ishte shumë afër dhe e pa qartë. Kam parë një tjetër penallti në Atletiko-Girona… Njerëzit e futbollit nuk e kuptojnë këtë. 

Nuk dua të futem në një polemikë që është shumë e madhe. Ishte një ndeshje konkurruese. Siç thashë, e lamë ndeshjen me barazim, por të dolëm inkurajuar. Skuadra ishte e mirë në pjesën e dytë. 

Atletiko mbronte dhe kundërsulmonte. Tçuameni dhe Asensio bënë një lojë të shkëlqyer, ishim shumë pranë fitores.  

Do të jetë një ligë shumë konkurruese. Deri në fund. Jemi të lumtur, pavarësisht vështirësive që hasim”, u shpreh Ançeloti.  

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →