Nga Paratiçi tek Igli Tare, javë vendimtare për drejtorin e ri të Milanit

nga paratici tek igli tare jave vendimtare per drejtorin e ri te milanit
nga paratici tek igli tare jave vendimtare per drejtorin e ri te milanit

Milani është në kërkim të një drejtori sportiv dhe kastingu tashmë ka nisur dhe ka disa emra konkretë. Deri në fund të marsit, kuqezinjtë synojnë që të kenë në dorë marrëveshjen për të nisur manovrat e para në funksion të sezonit të ardhshëm.



Emri që pëlqejnë më shumë tifozët është ai i Andrea Bertës, i cili së fundmi u largua nga Atletiko Madrid pas 11 vitesh më shumë se pozitive.

Megjithatë, italiani ka një marrëveshje me një tjetër klub. Për këtë arsye fokusi kalon te Fabio Paratiçi, i gatshëm për t’u rikthyer në aksion në korrik pas një skualifikimi 30-mujor.

Kontaktet, siç është shkruar edhe në mediat franceze janë duke u zhvilluar. Në listë janë edhe profilet e Fransua Modestos dhe Igli Tares. Ky i fundit u largua nga Lacio në qershor të 2023-shit.

Shqiptari ka një CV solide dhe ishte pranë bashkimit me kuqezinjtë në verën e 2019-ës. Paolo Maldini e donte atë në krahun e tij, me ish-sulmuesin që përfundimisht vendosi të qëndronte në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →