Nga Morata tek Okafor, ja kush ikën nga Milani

nga morata tek okafor ja kush iken nga milani

Më pak se një javë na ndan nga rifillimi i përgatitjeve në Milanelo, i caktuar për më 7 korrik, dhe në shtëpinë kuqezi po punohet kryesisht në drejtim të largimeve nga skuadra.

Deri tani janë 9 largime zyrtare, mes daljeve përfundimtare (Reijnders, Zeroli, Pelegrino dhe së shpejti edhe Teo Hernandez dhe Kamarda), kthimeve nga huazimet (Abraham, Zhoao Feliks, Uoker, Sotil) dhe mos-rinovimeve të kontratave si Joviç e Florenci. Por puna e drejtorit sportiv Igli Tare vazhdon, pasi skuadra që duhet t’i dorëzohet trajnerit Alegri duhet të përmbajë maksimumi 22-23 lojtarë, portierë të përfshirë.

Nga grupi i lojtarëve që janë rikthyer nga huazimet, përfshirë Adli, Benaser, Lorenzo Kolombo, Dejvis Vaskez, Tomazo Pobega, Noah Okafor, Alvaro Morata dhe Aleksis Saelemaekers, vetëm belgu Saelemaekers duket se ka mundësi të qëndrojë në Milano, ndërsa të tjerët janë të gjithë në listën e shitjeve. Më afër largimit është Alvaro Morata. Futbollisti dhe skuadra e Komos janë gati për marrëveshjen, ndërsa mungon vetëm miratimi përfundimtar nga Gallatasaraj, që po mban peng me kontratën që skadon më 31 dhjetor, me mundësi rinovimi deri në vitin 2026.

Çau duket i pabindur për transferimin te Komo, megjithëse është arritur marrëveshja mes klubeve, mbrojtësi gjerman preferon të kthehet në Bundesligë. Ndërsa Junus Musah është gati të largohet. Pista Napoli duket se është rrëzuar dhe tani është Premier Liga që po e kërkon, me Uest Hamin, Uolvesin dhe Notingham Forest që kanë shfaqur interes. Noah Okafor pritet të vazhdojë karrierën në Turqi me Beshiktashin, ndërsa Adli dhe Benaser duket se janë destinacion për Arabinë Saudite ose Katarin. Në pak ditë do të jetë e vështirë të mbyllen të gjitha këto lëvizje, prandaj trajneri Alegri do të gjejë në përgatitje një grup të madh lojtarësh, mes të cilëve shumë në pritje të largimit nga skuadra.nga morata tek okafor ja kush iken nga milani

PANORAMASPORT.AL

The post Nga Morata tek Okafor, ja kush ikën nga Milani appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →