Trupat e KFOR-it gjatë së premtes kanë mbajtur stërvitje të shumta në shumë pjesë të territorit të Kosovës. Ushtarët e KFOR-it nga shtete të ndryshme kanë kryer stërvitje me mjete të rënda në pjesë të ndryshme të vendit.
Ushtarët gjermanë dhe amerikanë në lindje në Kosovës kanë kryer trajnime me helikopterë të ndihmës së shpejtë për të qenë të gatshëm për të ofruar ndihmë gjatë operacioneve të ndryshme që mund të nevojiten.
Nga ana tjetër personeli turk i KFOR-it kanë kryer patrullime në vijën kufitare me Serbinë. Në bazë të fotove të shpërndara nga NATO vërehen edhe snajperistë që vëzhgojnë terrenin.
Ndërkohë, ushtarët nga Letonia, të cilët janë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, kanë marrë pjesë në stërvitje për ngarkim/shkarkim të helikopterëve në Kampin e Novo Sellës.
Gjatë këtyre stërvitjeve, ushtarët janë trajnuar për procedurat e sigurisë për ngarkim në rast emergjence.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co