Nga Dumani, te Çela, në pritje të raportimit para deputetëve. Pamjet nga Kuvendi

nga dumani te cela ne pritje te raportimit para deputeteve pamjet nga kuvendi
nga dumani te cela ne pritje te raportimit para deputeteve pamjet nga kuvendi

Pamjet që shihni tregojnë kreun e SPAK, Altin Dumani, kryeprokurorin Olsian Çela, si dhe përfaqësuesin e ILD-së, KLGJ-së dhe KLP-së, që do të raportojnë në Kuvend. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, përfaqësuesit e këtyre institucioneve ndodhen në pjesën e lozhave të Kuvendit.

Sot pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023. Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2023.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →