Nga çështja e Berishës, te Kongresi i PS e zgjedhjet në Himarë, analiza e Agron Gjekmarkajt: Pse kjo verë nuk është një stinë, por një gjendje shpirtërore ku banaliteti shpërndahet lehtësisht

nga ceshtja e berishes te kongresi i ps e zgjedhjet ne himare analiza e agron gjekmarkajt pse kjo vere nuk eshte nje stine por nje gjendje shpirterore ku banaliteti shperndahet lehtesisht





































gjekmarkaj

Analizë nga Agron Gjekmarkaj

Copeza nga lehtesia e paperballueshme e një vere banale!!

  1. Sali Berisha

Liderit të Opozites Sali Berishes per herë të tretë i shtyhet koha e hetimit por askush se heton pertej ndalimit të paligjshem në konflikt me Kushtetuten muaj më parë fakt ky që i jep statusin e të burgosurit politik!

Ata që besojnë tek drejtesia dhe ata që nuk besojnë në të do duhej të reagonin bashkarisht kunder padrejtësisë, të paret per t’i kthyer asaj dinjitetin, të dytet për të vënë në vend të tyrin. Të dyja palet me gjasë e kanë eklipsuar  atë në paaftësinë e reagimit shoqeror. Një opozitë e ndaluar është ndalesë për të gjithë perveçse per një qeveri e cila deshiron të kalojë pragun elektoral pa kundershtarin real perballe. Faktoret politik sot në Shqiperi janë Sali Berisha dhe Edi Rama. Në një ndeshje duhet të luajnë te dy dhe jo njëri ka topin e tjetri është i lidhur në portë! Nëse nuk është hjeksi apo dorasi Edi Rama duhet të therrase i pari që kundershtari i tij të lirohet dhe procesi ndaj tij të vazhdojë në liri. Burgosja e Sali Berishes është më shumë sesa lojë institucionesh, presion kombetar e nderkombetar mbi to, është një çeshtje e ndergjegjes shoqerore! Nese shoqeria është e interesuar per drejtësi, standartë e garanci demokratike per secilin prej anëtarëve të saj dhe per veten në teresi e zgjidh si çeshtje!

2) Kongresi i PS

Edi Rama hoqi disa ministra nuk dha asnjë shpjegim pse e bëri këtë akt, asnjë analizë, asnjë arsye, si fiq të thatë i gjuajti tutje ! Nuk u skuq as nuk u zverdh. Askush se di pse e largoi Taulant Ballen, Meten, Peleshin! Per akuzat e Opozites apo stratagemat e veta të pushtetit?!

Mori tre fiq të njomë i bëri ministra , nuk dha asnjë motiv pse e qysh, çfarë do të bëjnë më mirë, pse duhen ata. Të ikurit dhe të ardhurit u pajtuan në një gjë se nuk është punë e tyre të dinë se çfarë bëhet me ta. Në PS askush nuk guxoi të pyesë pse! Në atë parti ka vdekur kurajo dhe kurioziteti, dyshimi dhe mendimi. Qeshin kur duhet qarë e qajnë kur duhet qeshur. Interesat dhe fryrja e barkut kanë vrarë çdo idealizem dhe dashuri për këtë vënd! Ato e shnderrojnë Liderin në sundimtar.

3)Arben Ahmetaj

Personalisht nuk kam ndryshuar as mendim e as qendrim ndaj Arben Ahmetajt. Suksesi i tij bazohej në servilizem! Arroganca e tij në korrupsion! Ai gjatë ka qënë nr 2 zevendesi i Edi Rames më i rëndesishmi që ka ngrënë “dardha pas shpine”, sot i akuzuar nga drejtësia jonë por edhe një akuzues ndaj vetë drejtësise, shefit të tij e ish kolegëve! Akuza të tmerrshme të cilat meritojnë të konsiderohen një për një dhe ti jepet qytetarëve shqiptar një shpjegim rracional e jo mohim politik për to!! Tipa të tillë janë më të vertete në rrezik se në “lavdi”!

4) Zgjedhjet në Himarë!

Në Himarë u bënë një palë zgjedhje në një sfond kinse nacionalist. Mazhoranca solli një “grek” nga Dropulli e tha se ky do shpetojë shqiptaret nga Greqia. Një grek mjafton të respektojë Kushtetuten e Shqiperise e të jetë nënshtetas i saj dhe mund të bëhet edhe President i Republikes!

Opozita vuri një “shqiptar” nga Dhermiu për të cilin u tha që ky do ju bëjë derman “grekeve” nga shqiptaret!! Po nuk qe aspak thelbi ky. Folklori perdoret si çati per strehen e maskarenjve që duan toka e prona. Qeverise i duhej ajo Bashki dhe per këte nuk lejoji mbi 6 mijë veta të votojnë, shpernguli gjithë shtetin e partinë me kuç e maç e anipse arrestoi  Kryetarin fitues e “mundi” anen e fituesit me pothuaj 1500 vota! Një Zot e di se ç’ka bërë kjo qeveri per Himaren gjate 15 muajve për të thelluar diferencen  !! Ajo çka ndodhi në Himarë nëse nuk ndalohet  do të ndodhë në Pranverë në të gjithë Shqiperinë! Manipulim, tjetersim, shtim listash, ndalim votuesish, presion nga bashkimi shtet parti, para si lubrifikant, kercenim nga çunat ku ajo nuk bën punë! Nese propagandistet e pushtetit e quajnë ketë problem vetem të Opozites janë në punen e tyre por nese dikush tjeter që nuk është pjesë e kesaj frote e mendon kesisoj e ka gabim. Ky është problem i Shqiperisë dhe i shqiptarëve. Gjithmonë do të gjindet një “spiromilo” për ti vrarë zgjedhjet nese ne nuk vrasim “spiromilon” brënda nesh!

5) Zjarret!

Shteti ynë dhe Kryeministri i shtetit flasin për satelitë në Hënë të cilet fluturojnë si presh! Zjarret bëjnë kudo kerdinë. Në Shengjin të Lezhes arriten pikun. Indiferenca e pakujdesia vunë në rrezik qytetin, jeten e pronen! Imazhi? Është ai që mbeti pas djegies-i nxirë!

Zjarret vazhdojnë ! Barbarët percelluan edhe Finiqin një nga qytetet kryesorë të botës antike ilire! Zjarrfikesit nisen! Rruges u  bien gomat, u prishet motori, nuk kanë ujë! Perfundojnë banoret ,ushtarët e policet me fshesa shqope e dege pishe per të luftuar me flaket! Në fund meshira e fqinjeve bie mbi ne si shi kunder djegies. Nese nuk do vidheshin kilometrat , inceneratoret, sterilizimet sa aeroplane kunder zjarrit do kishim pronë tonen? Boll ! Pensione e rroga më të larta ? Natyrisht më shumë!

Nëse nuk vidhet këtë vit me të njëjtin ritem duhen blerë nja dy se Vera vjen prapë, zjarret po ashtu sidomos babezia e mafies së ndertimeve do të rritet per të kapur token djerr!

6) Rruga Milot -Balldre

Ajo që prej vitesh ndodh në aksin Milot-Balldre është një atentat i perditshem ndaj dinjitetit njerzor, ndaj banoreve, ndaj atyre “heronjve” që duan të bëjnë turizem në veri! Me orë të tëra mund të rrish në ato 15 km. Trafik trafik trafik i pambarim. Koha ndalet, makina mxehet, durimi shtetrret, zemerimi e fyerja mbesin pa zë! Gjë e mirë që Dukati lidhet me Progonatin apo Qeparoi me Terbaçin, Bregu me Vloren nga Tuneli i Llogarasë! Bukur kur ke edhe rruge panoramike per ta kqyryr kur je ngeshem qytetin edhe nga lart, ti bësh lulishte e bahçe tek e fundit Edi Rama është me origjine andej dhe po ja bën nderet  nahisë së vet po ai pretendon të jetë edhe Kryeminister i të gjitheve!Ai po sillet me logjiken e komiteteve të shpetimit të1997 ndaj Veriut ! Në Milot gjeni proven në Balldre merrni vertetimin! Në Shkoder gjeni vetem Benetin që buzeqesh pa asnjë premtim të mbajtur! Ah po ka vajisur oren që ka ndertuar “inglizi”!

7) Vera!

Duket sikur kjo verë nuk është një stinë por një gjendje shpirterore ku lehtesia e paperballueshme e banalitetit shperndahet me fjalet, rrezet e diellit dhe gjumin e pasdites!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →