Nga Çalha te Bremer, ja lojtarët e dëmtuar tek Inter dhe Juventusi

nga calha te bremer ja lojtaret e demtuar tek inter dhe juventusi

Derbi i Italisë është shndërruar në derbin e infermierisë. Për këtë sfidë do të mungojnë shumë lojtarë të rëndësishëm, si për Interin ashtu edhe për Juventusin.2175435486.0Nëse do t’i hyjmë këtij diskutimi atëherë do të dalim në përfundimin që futbolli i ditëve të sotme është shumë i ngjeshur dhe me ndeshje. Kjo bën që pasojat të jenë të tilla. Si Interi ashtu edhe Juventusi nuk do të kenë në dispozicion futbollistë që janë titullarë në mendimet e Inzagit dhe Motës. Por kush do të peshojë më shumë në këtë derbi?



Pak ditë më parë, dukej se Mota do të kishte më shumë vështirësi në krahasim me Inzagin. Bardhezinjve iu mungon një lojtar shumë vendimtar, një lider në mbrojtje si Gleison Bremer. Një lojtar që ishte shndërruar i paprekshëm për trajnerin. Mungon gjithashtu Kopmainers, një lojtar me talent dhe fantazi që mund të shpikë diçka në çdo moment. Po ashtu edhe Niko Gonzalez. Të dielën në “San Siro” do të ishin të tre titullarë dhe kjo është e sigurt. Ndoshta e sigurt sepse Motës i pëlqen shpesh që të befasojë.

Por Juvja nuk do të ketë as Duglas Luizin, por mungesa e tij nuk është kaq e rëndësishme. Braziliani ka luajtur si titullar vetëm 2 herë në këtë sezon dhe në total 312 minuta nga 900. Në pjesën e parë të sezonit ka qenë një rezervë dhe kur është aktivizuar ka pasur një rendiment zhgënjyes. Edhe në kampin e Interit mungojnë 3 lojtarë, 2 prej tyre shumë vendimtarë: Açerbi dhe Çalhanoglu. Në total mund të themi që mungesat kushtëzojnë më shumë Juventusin sesa Interin. Është një çështje numrash, por jo vetëm.

Kur një skuadër është e re dhe në kërkim të identitetit sigurisht që mungesa e lojtarëve është e rëndë. Por në ekonominë e ndeshjes së nesërme, ka një mungesë që për Interin është shumë e rëndësishme. Bëhet fjalë për Hakan Çalhanoglunë. Pavarësisht se Interi ka një organikë të madhe dhe me lojtarë që mbulojnë shumë role, turku për Inzagin është lojtari që nuk ka zëvendësues. Kështu që pesha e mungesave është e njëjtë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →