
Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.
Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës. Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.
Më herët kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.
Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co