
Në Tiranë zhvillohet nesër samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë.
AGJENDA
E mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve
11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale
13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat
13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co