Nesër protesta para Bashkisë Tiranë, policia plan masash, ja thirrja për organizatorë

neser protesta para bashkise tirane policia plan masash ja thirrja per organizatore
neser protesta para bashkise tirane policia plan masash ja thirrja per organizatore

Policia ka miratuar një plan masash në lidhje me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme para Bashkisë Tiranë.

Policia njofton se për mbarëvajtjen e protestës, do të bllokohet qarkullimi në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës, duke devijuar trafikun për në rrugë alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Blutë i kanë bërë thirrje organizatorëve dhe protestuesve që të ruajnë qetësinë gjatë tubimit, duke pasur parasysh incidentet në protestat e kaluara, me hedhje molotovësh që kanë rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 21 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →