“Nesër është finale, të dalim në fushë e vrapojmë si derra”- Silvinjo për problemet e Asanit dhe Tucit: Askush nuk luan pa më thënë…

neser eshte finale te dalim ne fushe e vrapojme si derra silvinjo per problemet e asanit dhe tucit askush nuk luan pa me thene

Shqipëria do të përballet nesër me Ukrainën në sfidën e fundit të vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve. Para ndeshjes në stadiumin “Arena Kombëtare” ka folur trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.



bandicam 2024-11-18 16-04-43-582

SITUATA – “Kur mbrojmë nuk është se janë dy, por me 10 lojtarë. Edhe kur sulmohet janë shumë. Ismajli ka shënuar gol të rëndësishëm për ne me Ukrainën, çdo ndeshje është e ndryshme nga njëra-tjetra. E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë, të gjitha kanë bërë Europianin, kanë lojtarë të fortë dhe kanë bërë mirë. Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Ne kemi mundësi që nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë. Por e përgatitim për të fituar, askush nuk e përgatit për të barazuar. Ne do të jemi nesër në fushë fort, siç kemi bërë gjithmonë. Plus këtu kemi njerëzit, publikun tonë që mendoj se është një avantazh i bukur”.

neser eshte finale te dalim ne fushe e vrapojme si derra silvinjo per problemet e asanit dhe tucit askush nuk luan pa me thene

TUCI DHE ASANI – “Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar. Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Por siç e kam thënë, nesër është një ditë tjetër. Asani sot do të bëjë stërvitje vetëm, do të marrë pjesë pak nga pak e të shohim nëse e përfundon apo jo stërvitjen. Nesër do flas me lojtarin. Ai në fushë nuk shkon nëse më thotë “trajner unë jam gati”. Më pas edhe të gjithë mjekët, stafi, unë. Pastaj është fusha që flet”

2 SULMUES NGA FILLIMI? Uzuni është një sulmues i dytë shumë i fortë. Ka karakteristika të mira në shfrytëzimin e hapësirave. Nuk është e thënë që po luajte me 2 sulmuesë mund të shënosh 2-3 gola. Duhet një llojë balance në skuadër. Nuk kemi luajtur ndonjëherë me 2 sulmues qendrorë. Gjithmonë kemi luajtur me një sulmues qendrorë dhe me një gjysëm sulmuesi. Duhet të gjejmë ekuilibrin e skuadrës. Çdo gjë është e hapur. Kemi alternativa si Muçi, Hoxha, etj. Unë preferoj të luaj me një sulmues qendror dhe me një sulmues tjetër nga pas. Si psh: Daku-Uzuni, Tuci-Seferi. Nuk më pëlqen të luaj me dy torra në maj të sulmit.  

PRITSHMËRITË NGA NDESHJA E NESËRME- Çdo gjë është e ndryshme, sidomos kur krahasojmë një ndeshje para 3 muajsh. Ky është një nga grupet më të balancuar në National League. Çdo gjë është e hapur, e kam parë ndeshjen e Ukrainës me Gjeorgjinë ishte 50 me 50. Të 4 ekipet kanë bërë Europian të mirë, janë ekipe të mira me trajnerë të mirë dhe karakteristika të mira. Do të kërkojmë të fitojmë, luajmë përpara publikut tonë. Teknikisht kemi shanse për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin. Është ndeshje e hapur që i ka të 3 rezultatet.  

RENDITJA NË GRUP – “Mund të ndodhë thuajse gjithçka. Republika Çeke nuk bie dhe Ukraina nuk merr vendin e parë, vetëm këto nuk mund të ndodhin. Gjeorgjia dhe ne luajmë për gjithçka. Ky është kompeticion shumë i shpejtë, janë 6 ndeshje e mbaroi. Grupi është i ekuilibruar. Nesër do të dalim në fushë, kem një mundësi, do të luajmë për të. Pastaj në fushë janë tre rezultate, do të përgatitim një ndeshje shumë të vështirë. Ukraina ka një skuadër shumë të fortë, kemi mbështetjen e publikut në shtëpi. Do ta provojmë, në fushë nuk shkohet kurrë me frikë, as ata e as ne. Ne shkojmë në fushë për të shfrytëzuar, për të vrapuar si derra, pastaj kur të mbarojë ndeshja ta shohim. Por ne si objektiv duam edhe të marrim vendin e parë që do të ishte perfekt”.

LOJA OFENSIVE – “Skuadra është një ekuilibër. Është e vërtetë që kemi krijuar më pak, kemi vuajtur më shumë, jemi mbrojtur mirë. Por duhet të rregullojmë diçka në fazën ofensive. Jo vetëm për 9, por për të gjithë. Kur shkon topi, është çdo lojtar që bën një lëvizje apo pasime, është ndërtim në skuadër. Ne duhet të përmirësohemi e gabojmë më pak një pasim të thjeshtë, nëse topi shkon atje, kemi bërë mirë kur e kemi ndërtuar. Një pasim të mirë, topi ecën para, kur gabon pasimin e thjeshtë, nuk ia del kurrë të dalësh para. Edhe në ndeshjen e fundit kemi gabuar shumë në 30 minutat e parë, përtej taktikës. Duhet bërë një pasim i sigurt për të ndërtuar më mirë”.

SUPERSTICIOZ- “Nuk është se jam më lojtar, e kam diskutuar dhe me një person të afërt me mua. Pas 10 minutave futem në fushë dhe gjëja e parë që i them lojtarëve, që kjo ndeshje është finale dhe duhet të futemi në fushë me zemër dhe shpirt. Kur jam në dyshim futem në sallën e mbledhjeve dhe analizoj imazhe, video, momente të lojtarëve, aspekte ofensiv dhe difensiv për të bërë zgjedhje të qeta.

PANORAMASPORT.AL  

dsaadmin

Learn More →