Ish-deputeti Gerti Bogdani i ftuar në “Open” në News 24, tha se nuk do të ketë një luftë të gjerë midis Perëndimit dhe Rusisë.
“Nëse do të kishte ky reagimi i Perëndimit dhe reagimi i popullit të Ukrainës, sot do të kishte dy vatra në Ballkan, Republika Srpska dhe vatra Serbi-Kosovë.
Në këtë reagim, NATO ishte shumë e kujdesshme që Putin të mos e përkufizonte si luftë me NATO-n. Fatkeqësisht, po shkojmë drejt marrjes së disa territoreve nga Rusia në Ukrainë. Nuk besoj të ketë luftës midis NATO-s dhe Rusisë. Nëse Kina sulmon Tajvani, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co