“Nëse nuk garon dot, nuk bën dot as detyrën”, zëvendësi i Trump kërkon largimin e Presidentit: Biden duhet të dorëhiqet tani!

nese nuk garon dot nuk ben dot as detyren zevendesi i trump kerkon largimin e presidentit biden duhet te dorehiqet tani
nese nuk garon dot nuk ben dot as detyren zevendesi i trump kerkon largimin e presidentit biden duhet te dorehiqet tani

Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance ka bërë thirrje sot që kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden të tërhiqet menjëherë nga detyra.

Vance u shpreh se së gjithë ata që i bëjnë thirrje Bidenit të ndalojë garën presidenciale pa i kërkuar dorëheqjen nga presidenca “janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi”.

Ai shtoi se nëse Biden nuk mundet të garojë, ai nuk është i aftë as për të kryer detyrënm ndaj edhe sipas tij duhet të japë dorëheqjen që tani.

“Të gjithë që i bëjnë thirrje Joe Bidenit që të *ndalojë kandidimin* pa i bërë thirrje gjithashtu të japë dorëheqjen nga presidenca, janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi. Nëse nuk mund të garosh, nuk mund të shërbesh. Ai duhet të japë dorëheqjen tani”, u shpreh ai në rrjetin social “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →