Gjatë një jave janë arrestuar dhe proceduar 9 persona, ndërsa janë marrë rreth 11900 masa administrative. Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ndërsa thotë se janë ndëshkuar më shume 11 mije shoferë.
Po ashtu policia thotë se janë bllokuar 12 automjete, përfshirë 4 me targa të huaja. Janë pezulluar 9 patenta për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 55 raste për tejkalim shpejtësie.
Policia u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.
Njoftimi:
🚨 Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024) 🚨
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
✅ 9 Arrestime dhe procedime penale:
- 🍺 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
- 🚫 1 persona për pa leje drejtimi.
- 🚦 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
✅ Masat administrative:
- 📈 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.
- 🌑 63 masa për xhama të zinj.
- 🚗💨 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 📱 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 🔒 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- 🛑 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- ⚠️ 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
- 🅿️ 8089 masa për qëndrim të gabuar.
✅ Pezullime dhe bllokime:
- 🍺 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 🚗💨 55 raste për tejkalim shpejtësie.
- 🚗💨 13 raste të ndryshme
- 🚗 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co