
TIRANE
Më 25 dhjetor të 2023 aktorja Anna Lika humbi nënën e saj pas një sëmundjeje të rëndë. Aktorja ka shprehur dhimbjen e saj në rrjetet sociale, por sot bëri një rrëfim të ndjerë në “S’e luan topi”.
Me lot në sy, Anna tregoi se e ka përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse kjo ishte dëshira e saj.
“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.
Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonat që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”
Gjatë emisionit ajo u surprizua me një video-mesazh nga vjehrra, nëna e Bjordit.
“Nënën s’ta zëvendësoj dot pasi nënë ka një. Por, unë të premtoj e dashur Anna se do më kesh gjithmonë pranë sa herë të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë sate.”- i tha ajo.
Me lot në sy, Anna e falenderoi për dashurinë që i jep dhe që ia bën gjërat më të lehta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co