Gjykata e Apelit ka lënë në burg Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit e cila dyshohet se u hodh në lumin Bunë së bashku e 3 fëmijët e tyre të mitur.
Erdgys Arrazi akuzohet se u shkaktoi vetëvrasjen 39-vjeçares dhe tre të miturve, 9, 8 dhe 3 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën në lumë pas disa ditësh kërkime.
Alma Arrazi dyshohet se bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Motra e Alma Arrazit ka akuzar bashkëshortin e saj për dhunë psikologjike që ka vijuar prej vitesh dhe së fundmi situata mes tyre është tensionuar edhe më shumë kjo edhe për shkak të një lidhje me një vajzë 17 vjeçare, e cila e ka pranuar marrëdhënien me Erdgysin pasi është marrë në pyetje.
Ndërkohë në pamjet e fundit të gruas me tre fëmijët e saj, teksa ndahej nga kunata pasi kanë pirë kafenë, ajo shihej teksa ecën me djalin përdore, ndërkohë që vajza e madhe mbante një qese në dorë.
Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe më pas ka vijuar në drejtim të urës së re. Ajo ka zbritur së bashku me fëmijët në bregun e lumit ku edhe dyshohet se kreu aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me 3 të mitur, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 Majit.
Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39- vjeçaren dhe fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur Alma Arrazi i dha fund jetës së saj si edhe të fëmijëve.
Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me vogëlushët, apo të ketë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura fëmijësh.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co