Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me një lajm ekskluziv të BalkanWeb, ku gazetari Osman Stafa, duke cituar burime të tij, deklaronte se kanë nisur negociata mes mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një normaliteti në jetën parlamentare.
Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh se Partia Socialiste duhet të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë Pazar për Reformën Zgjedhore.
Ai ka vijuar duke u shprehur se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës.
Postimi:
Dy sqarime që duhet të dijë publiku për negociatat sekrete apo marrëveshjet okulte të përfolura në media:
- PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazare për Reformën Zgjedhore. Në mediat referuar burimeve nga PS dhe grupit të Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një marrëveshje për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimin me shumicë votash dhe veçanërisht. ku opozitës i mohohet dhe e drejta e Vetos, si garanci që PS nuk do të bëjë një ligj elektoral të njëanshëm duke peshkuar votat e opozitës. Dihet se janë kundër votimit të diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, zonës zgjedhore. Nëse kjo është e vërtetë, ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.
- Asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës nuk mund të flasë në emër të PD.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co