Nedim Bajrami: Kalim me siklet, te Rejnxhërs fitoj trofe. Ja kë pyeta për kampionatin skocez

nedim bajrami kalim me siklet te rejnxhers fitoj trofe ja ke pyeta per kampionatin skocez





































Nedim Bajrami firmosi për Rejnxhërsin në ditën e fundit të merkatos dhe nuk pati kohë sepse u nis menjëherë në grumbullimin e Kombëtares shqiptare.

IMG_4698

Por, pasi angazhimet në Ligën e Kombeve mbaruan, fantazisti u rikthye në Gllasgou, aty ku u bashkua me klubin e Rejnxhërsit në stërvitjen e parë. Ndërkohë ai doli edhe përpara mediave duke u shprehur se është i lumtur që është bashkuar me gjigandët skocezë.

Ndër të tjera, fantazisti i Kombëtares thotë se do të japë maksimumin për të shënuar sa më shumë gola dhe për të asistuar për shokët e skuadrës. Në fund ai zbulon edhe pozicionin e preferuar dhe thotë që është gati që nesër për të zbritur në fushë.

Erdhët vetëm një ditë dhe firmosët. Më pas u larguat me Kombëtaren dhe tani jemi rikthyer sërish. Si po shkon?

Përshëndetje të gjithëve. Firmos ditën e fundit të merkatos. Ishte një ditë shumë stresuese, por në fund të saj isha shumë i lumtur. Të bashkohem me Rejnxhërsin, një klub i madh plot histori dhe më pas shkova te ekipi kombëtar. Kështu nuk pata mundësinë që t’i takoja të gjithë atë ditë. Sot (dje) ishte edhe stërvitja e parë me ekipin.

Si ishte stërvitja, në një ambient me lojtarë të panjohur?

Mendoj se është një grup shumë i mirë, njerëz të mirë. Jam vërtet i lumtur dhe jam ndjerë mirë. Kam folur me trajnerin, drejtorin dhe njoh Çernin në fakt, kam luajtur kundër tij.

A jeni gati për të luajtur nesër?

Po, jam gati. E di trajneri nëse do të luaj. Unë jam mirë, sapo luajta dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare dhe mund të them se jam gati.

Si e përshkruan veten si lojtar përpara tifozëve?

Jam një futbollist që më pëlqen të luaj në sulm. Më pëlqen të ndihmoj ekipin, të asistoj, të shënoj gjithashtu. Mund të luaj edhe si sulmues krahu. Pozicioni im i preferuar është si “10”, por këtë e di më mirë trajneri.

Cilat janë objektivat tuaj dhe të ekipit për këtë sezon?

Së pari dua të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të mësoj atë që trajneri kërkon dhe synimi im këtu është të fitoj trofe, të jap më të mirën për ekipin dhe tifozët dhe këtë sezon kemi gjithashtu Ligën e Europës, të bëjmë mirë edhe aty dhe të ecim përpara ndeshje pas ndeshjeje.

Çfarë të bëri të mendosh se Rejnxhërs është hapi i duhur në karrierën tënde?

Pesë vitet e fundit kam luajtur në Itali. Është një kampionat shumë teknik. Kam folur me shumë lojtarë që kanë qenë në kampionatin skocez, Xhosh Toik, Liam Enderson, kam luajtur po ashtu me ata. Të dy më thanë gjëra të mira për Skocinë dhe për futbollin. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Mendoj se mund ta ndihmoj Rejnxhërsin me eksperiencën time. Jam ende i ri, por kam fituar eksperiencë.

Na trego pak për ditën e transferimit…

U zgjova në mëngjes dhe agjenti më telefonoi duke më thënë të bëhesha gati sepse kishim një udhëtim për në Londër. I kryem aty të gjitha, vizitat mjekësore dhe firmosa. Ditën tjetër fluturova për në Gllasgou dhe takova drejtorin, trajnerin, shkova në stadium dhe ishte pak stresuese, por në të njëjtën kohë edhe një ditë e lumtur që u bashkova me Rejnxhërsin.

A mendon se do të përballoni presionin që ka Rejnxhërs?

Mendoj se presioni është i pranishëm çdo fundjavë këtu, sepse të luash për Rejnxhërsin, duhet të fitosh gjithmonë. Jam i lumtur që do të kem një presion të tillë, sepse do më detyrojë të jap më të mirën. Kemi një ndeshje nesër, do të shohim.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →