
Flamur Noka dha një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së PD me drejtuesit politik të qarqeve.
Noka tha se PD nuk ka asnjë drejtues politik, që nuk e pranon baza. Ai u shpreh se Partia Demokratike po përgatitet për protesta. Flamur Noka deklaroi se të zgjedhurit e PD-së, që nesër do të zbresin në bazë.
“PD po përgatitet për protesta. Drejtuesit politikë që nesër do jenë në bazë në takim me strukturat e Partisë Demokratike dhe me qytetarët. Vetëm protesta mund të çojë në qeveri teknike.
Që nga sot deri në fitore të PD-së, drejtuesit do jenë me qytetarët dhe për t’u përballur me regjimin, do jenë në Tiranë vetëm kur ka parlament ose Komision. Ne nuk kemi asnjë drejtues që nuk e pranon baza, drejtuesit tanë janë figura me personalitet politik dhe intelektual. Figurat e PD janë si kristali dhe jo të zeza si korrupsioni dhe as të zbardhura nga kokaina”, tha Noka.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co