
Qëndrim Zyba do të bashkohet me Legian e Varshavës. Klubi polak ka zyrtarizuar mesfushorin, i cili vjen si huazim nga skuadra e Ballkanit. Për 22-vjeçarin do jetë hera e parë që luajë jashtë vendit, teksa më parë është aktivizuar vetëm te Prishtina.
“Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës. Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.
Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë. Të priftë e mbara Qëndrim” – Shkruan klubi. Te Legia e Varshavës, Zyba do të gjejë futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co