Arbër Hoxha, zbulimi i “Euro2024”, një nga risitë absolute të Sylvinho-s, vijon momentin e tij fantastik në Kroaci. Sulmuesi kuqezi i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit të ri, ku në dy ndeshjet e para ka shënuar dy gola, duke vërtetuar se është një lojtar me shumë potencial.
Në sfidën e dytë, atë kundër Osijek në transfertë, Hoxha u vertikalizua shumë bukur në minutën e 21-të, duke i kaluar topin poshtë këmbëve portierit, një gol shumë i bukur që i dhuroi Dinamo Zagreb barazimin e përkohshëm.
Hoxha qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, ndërsa ekipi i tij, Dinamo Zagreb doli me tre pikë nga kjo transfertë pas suksesit 1-2, 2 ndeshje 6 pikë të plota. Hoxha pritet të jetë një nga elementet kryesor të Shqipërisë gjatë fushatës kualifikuese në Ligën e Kombeve e cila starton në shtator.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co