
Hamasi mbetet “i hapur për negociata” për një armëpushim në Gaza. Kështu tha sot udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya, në prag të Ramazanit, i cili fillon në shumë vende myslimane.
“Unë deklaroj qartë se okupimi izraelit mban përgjegjësi për mos arritjen e një marrëveshjeje, por deklaroj se ne jemi të hapur për vazhdimin e negociatave, në çfarëdo forme”, tha ai në një mesazh televiziv.
Ndërkohë, Egjipti vijon bisedimet për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co