Ndryshimi i drejtuesve politikë të PS, Gjiknuri i kalon stafetën Maznikut/ Çfarë synon PS në Qarkun e Elbasanit

ndryshimi i drejtuesve politike te ps gjiknuri i kalon stafeten maznikut cfare synon ps ne qarkun e elbasanit

Nga Fatmir Popja

Damian Gjiknuri, i cili ka marrë detyrën e Sekretarit të Organizimit të Zgjedhjeve në PS, i ka kaluar stafetën e drejtuesit politik të Qarkut Elbasan, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

I pranishëm në takimin me strukturat e PS-së të Qarkut ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm socialist, Blendi Klosi.

Ky i fundit i ka shprehur mirënjohjen kolegut Damian Gjiknuri për punën e mrekullueshme që ai ka bërë në këtë Qark në zgjedhjet e vitit 2023, ku socialistët fituan të 7 bashkitë në këtë qark.

Ndërsa ministri Mazniku është shprehur mjaft entuziast dhe ka premtuar për të bërë më të mirën në të ardhmen.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam i bindur se në pranverën e vitit të ardhshëm do të marrim një rezultat akoma më të mirë për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, deklaroi Mazniku.

Damian Gjiknuri u shpreh se ndjehej krenar për sukseset e arritura në Qarkun e Elbasanit gjatë viteve të fundit.

Ai tha se kalimi i stafetës tek kolegu Arbjan Mazniku si drejtues Politik i Qarkut vjen në zbatim të vendimeve të marra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Gjiknuri u shpreh besimplotë se eksperienca e ministrit Arbjan Mazniku dhe angazhimi në fushatat elektorale, me mbështetjen e plotë të të gjitha strukturave të familjes socialiste do të përkthehen në një tjetër fitore bindëse të Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →