Gazetari Arion Sulo ka komentuar Kongresin e PS-së duke thënë se ka parë personazhe që tregun se nuk kanë asnjë dinjitet dhe disa qeshnin me zor me batutat e Edi Ramës.
Sa u takon ndryshimeve në qeveri, ai u shpreh në studion e emisionit Open se nga 15 ministra, 9 nuk i njeh askush, dhe se figurat socialiste që kanë vite në PS nuk reagojnë sepse janë bashkëfajtorë.
“Pse nuk reagon Taulant Balla që ka në PS që kur ishte 18 vjeç?
E hoqi si ministër i Brendshëm dhe e çon në një ministri që as zyrë nuk ka.
Pse nuk reagon Niko Peleshi që e çon kryetar grupi kur kanë mbetur edhe 6 muaj deri në zgjedhje? Pse nuk flet askush për Lindita Nikollën, asnjë socialist nuk flet.
Për të qeverisur qeveris Belinda Balluku, madje edhe këto që u emëruan janë propozime apo konsultime të saj.
Nga 15 ministra të Edi Ramës, 9 nuk i njeh njeri. Taulant Balla dhe Niko Peleshi janë drejtues qarku, Edi Rama njërin e largon fare dhe tjetrin e çon në një ministri periferike.
Pse rrinë këta dhe qeshin me zor, janë bashkëfajtorë përderisa nuk reagojnë”, tha Sulo.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co