Një çift amerikan dha për birësim vajzën tremuajshe, pasi kuptuan se ajo nuk përshtatej me stilin e tyre të jetesës, i ngarkuar me shumë punë, shkruan il messaggero.it.
Gruaja pranoi se nuk ishte e interesuar të kujdesej për vajzën e saj, Elizabeth që nga lindja dhe u kthye në punë pas vetëm dy javësh.
Duke shpjeguar dilemën e tij, bashkëshorti tha se ai dhe gruaja e tij janë të dy shumë të zënë me punë dhe kjo ka qenë gjithmonë prioriteti i tyre.
Ai vazhdoi duke thënë se lindja e Elizabeth e bëri gruan e tij “të palumtur” dhe kjo është arsyeja pse ata kishin vendosur ta jepnin për birësim.
Fatmirësisht, nëna e gruas ka ndërhyrë dhe ka kundërshtuar zgjedhjen e çiftit dhe tani po kujdeset për mbesën e saj.
Burri rrëfeu se gruaja e tij ndërvepronte me vajzën e tyre vetëm kur ajo kishte nevojë për diçka dhe shmangte ta merrte kur ajo qante.
“Unë mund ta imagjinoj jetën pa vajzën time, por jo pa gruan time. Mbajtja e foshnjës mund të shkatërrojë marrëdhënien tonë. Unë dua vetëm më të mirën për të dhe Elizabeth dhe mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë”, theksoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co