
Tetë persona janë arrestuar në Spanjë pasi dy oficerë policie u vranë gjatë një ndjekjeje me varka në brigjet spanjolle.
Miguel Angel Gomez Gonzalez, 39 vjeç dhe David Perez Carracedo, 43 vjeç, vdiqën kur një skaf përplasi varkën e policisë ku ndodheshin ata.
Dy oficerë të tjerë u plagosën, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në portin jugor të Barbate, pranë Cadiz, të premten mbrëma.
Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, kryebashkiaku i Barbate, Miguel Molina, kontaktoi Gardën Civile duke kërkuar ndihmë pasi gjashtë “varka me drogë” u pikasën nga banorët që strehoheshin në portin e qytetit.
Incidenti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ndezur thirrjet për t’i dhënë policisë më shumë kompetenca për të luftuar trafikantët e drogës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co