Vllaznia vijon punën për të përforcuar ekipin me afrime para ndeshjeve të Ligës së Konferencës. Emri i radhës që ka dalë në skenë te kuqeblutë, është ish-mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi.
Fantazisti nga Ohri mësohet të jetë dëshira e madhe e shkodranëve në këtë merkato të verës. Momentalisht, Ahmedi nuk ka një kontratë me Soligorsk në Bjellorusi dhe ai mund të jetë goditja “big” e Vllaznisë.
29-vjeçari mund të bëjë rolin e mesfushorit të avancuar, por po aq mirë edhe sulmuesin e krahut. Këtë kampionat me Soligorskun në Bjellorusi, ai ka qenë në fushë në 9 takime dhe ka dhënë dy asiste. Vlera e tij në merkato momentalisht është 750 mijë euro.
Më parë Ahmedi ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës. Edhe Tirana është lidhur në këtë merkato me afrimin e mundshëm të lojtarit nga Ohri. Gjithsesi, Vllaznia duket më para se bardheblutë në garën për shërbimet e tij. Nga ana tjetër, nuk ka dyshime se për Ahmedin mund të ketë edhe oferta nga kampionate të tjera të rajonit dhe jo vetëm.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co