Ndikimi i Rusisë e Kinës në Ballkanin Perëndimor, Mediu zbardh diskutimet në forumin e Uashingtonit: Shqipëria duhet të…

ndikimi i rusise e kines ne ballkanin perendimor mediu zbardh diskutimet ne forumin e uashingtonit shqiperia duhet te
ndikimi i rusise e kines ne ballkanin perendimor mediu zbardh diskutimet ne forumin e uashingtonit shqiperia duhet te

Ndikimi keqdashës i Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, ishte në fokus të një forumi në Kongresin amerikan.

Anëtarë të Kongresit, zyrtarë të lartë amerikanë, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën shqetësimin për këtë ndikim ne rajonin tone.

Ata thanë se Rusia dhe Kina po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre përmes ndërhyrjeve politike, dezinformimit si dhe përmes investimeve ekonomike dhe infrastrukturore.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ndodhet në SHBA, mori pjesë po ashtu në forumin “Mëngjesi i Lutjeve”.

Në News24 ai ka zbardhur temat e diskutimit, ndërsa tha se Shqipëria ka një dimension të rëndësishëm ushtarak dhe mund të krijojë marrëdhënie me industrinë ushtarake amerikane.

“U fol për ndikimin e Rusisë dhe Kinës, duke pasur parasysh dhe shqetësimin për mundësinë e konfliktit në rajonin e Ballkanit. Por dhe për sigurinë kibernetik, etj.. Niveli i lartë i anëtarëve të kongresit, por dhe deklaratat e ekspertëve na bëjnë të kuptojmë sesi të ndërtojmë një partneritet në Ballkan. Por para kësaj, ne duhet të shohim mundësinë ushtarake dhe politike për të rritur peshë në rajonin e Ballkanit.

Është me rëndësi një demokraci funksionale. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu duhet të kuptojmë përgjegjësitë tona si vende anëtare të NATO.

Mendoj se ne kemi një dimension të rëndësishëm ushtarak dhe këtu mund të krijojmë marrëdhënie me industrinë ushtarake amerikane”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →