“Ndeshje e çmendur, edhe kur ishim 0-3 nuk mendoja se do kualifikoheshim”! Eleminoi Atalantën, trajneri: Jashari ishte më i miri

ndeshje e cmendur edhe kur ishim 0 3 nuk mendoja se do kualifikoheshim eleminoi atalanten trajneri jashari ishte me i miri
ndeshje e cmendur edhe kur ishim 0 3 nuk mendoja se do kualifikoheshim eleminoi atalanten trajneri jashari ishte me i miri

Klub Bryzhi eleminoi Atalantën nga Liga e Kampionëve. Belgët i mposhtën për të dytën herë bergamaskët, këtë herë në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 1-3. Trajneri i Bryzhit ka thënë në konferencë për shtyp se nuk e priste kualifikimin edhe kur gjendej me tre gola në avantazh. I pyetur se kë do të zgjidhte si më të mirin nga lojtarët e tij, Niki Hajeni ka veçuar futbollistin shqiptar, Ardon Jasharin.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Ne morëm maksimumin e hapësirave që na la Atalanta. Nuk ishte bukur të shihje Atalantën të shënonte një gol sapo nisi pjesa e dytë, por Minjoleja bëri mirë duke pritur penallitë që mund ta çonte në 2-3. Detajet sot nuk ishin të përsosura. Edhe me një avantazh prej tre golash nuk mendoja se do të kualifikoheshim. Edhe kur kishte pak minuta për t’u luajtur mendova se nuk kishte mbaruar ende. Fituam dy herë kundër fitesve të Ligës së Europës. Duhet t’i jepni shumë merita skuadrës. Kë lojtar do të veçoja? Me shumë mundësi Jasharin. Ai luajti mirë, pavarësisht se është shumë i ri”, ka deklaruar Niki Hajeni./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →