
PSV Eindhoven do të përpiqet të fitojë një ndeshje të raundit të 1/8- ave të Ligës së Kampioneve për herë të parë në 18 sezone, ndërsa sot do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë.
Këto skuadra janë ndeshur 10 herë mes tyre, me holandezët që kanë fituar dy, Arsenali katër dhe 4 të tjera kanë përfunduar në barazim. Golavarazhi 13- 6 flet gjithashtu në favor të “Topçinjve”. Bilanci i PSV-së kundër klubeve angleze është 12 fitore 11 barazime, 18 humbje (40- 51), ndërsa rekordi në shtëpi është 8 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje.
PSV, ka luajtur tashmë me kundërshtarët anglezë në Eindhoven këtë sezon dhe mundi Liverpulin 3-2 në ndeshjen e 8-të të fazës së ligës, duke u shkaktuar kryesuesve të kësaj faze te vetmen disfatë këtë sezon. Fitorja 2-0 në shtëpi kundër Arsenalit në 2022 është fitorja e vetme e PSV-së në dhjetë ndeshjet e fundit kundër klubeve angleze (4 barazime, 4 humbje); ata kanë fituar vetëm pesë nga 27 ndeshjet e fundit (9 barazime, 13 humbje).
Rekordi i Arsenalit kundër klubeve holandeze është 8 fitore, 8 barazime,4 humbje (28-13), ndërsa bilanci i “Topçinjve” në transfertat holandeze është 3 fitore, 4 barazime, 3 humbje. Humbja e vitit 2022 në Eindhoven, është disfata e vetme e Arsenalit në nëntë ndeshjet e fundit kundër klubeve holandeze (5 fitore, 3 barazime). Rekordi i Arsenalit në raundin e 1/8-ave është 6 fitore, 9 humbje.
PANORAMASPORT.AL