Trajneri i Iberias, Levan Korghalidze doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, takim ky i vlefshëm për Conference League. Levan, u shpreh se, edhe pse ekipi i tij ka fituar 2-0 në sfidën e parë, pret përqëndrim maksimal.
“Edhe pse vijmë me një avantazh prej dy golash ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0 me 0 dhe shanset për të dyja skuadrat janë 50 me 50. Ne do të luajmë lojën tonë, pa llogaritur aspak që kemi një avantazh nga ndeshja e parë.
“Me atë që kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elementë mjaft cilësorë dhe grupi është i fortë. Shpresoj që të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co