
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh Ismail Kadare.
Ismail Kadare lindi në 28 janar të 1936.
Ai ka qenë ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhej kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihej edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë, ndërsa është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare.
Vitet e fundit ai e ndau jetën mes Francës dhe Shqipërisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co