Ndërron jetë 65-vjeçari në Pogradec, po kulloste bagëtitë e tij kur…

nderron jete 65 vjecari ne pogradec po kulloste bagetite e tij kur
nderron jete 65 vjecari ne pogradec po kulloste bagetite e tij kur

Policia në Pogradec njofton se një 65-vjeçar është gjetur pa shenja rruge në fshatin Niçë.

Mësohet se 65-vjeçari është gjetur pa shenja jete 250 metra larg banesës së tij. Ai ka qenë duke kullotur bagëtitë. Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Pogradec/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30,  ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65 vjeçari  është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja  e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →