
Pas më shumë se tre orësh operacion, është evituar rreziku për banorët e Dropullit, si shkak i zjarrit që përfshiu passditen e sotme këtë zonë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se fillimisht zjarri ka ardhur nga një vatër e pashuar ende, në zonën e Delvinës.
Flakët u përhapën në kullotat e Malit të Gjerë, duke rrezikuar banesat në fshatrat Frashtan dhe Dropull.
Është dashur ndërhyrja emergjente e helikopterit dhe zjarrfikësve të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit për lokalizimin e zjarrit që rrezikoi banesat dhe bizneset.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co