Reperi i njohur Stresi, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen në një klub nate në Pejë, ku ai dhe reperi tjetër, Noizy akuzohen se kanë dhunuar personazhin e njohur në TikTok, Medi Iseni.
Në një intervistë, Stresi është shprehur se konflikti mes tyre ka nisur menjëherë pas performancës së Noizyt në klubin në fjalë, dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe sipas tij, kanë filluar që të përleshen me njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur mundësi që të komunikojnë.
Stresi ka thënë se bashkë me Noizyn nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar, Medi Isenin.
“Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek. I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda”, tha ai për Klan Kosova.
Ndër të tjera, ai ka treguar se të ngërmesën pas ngjarjes ai është thirrur nga polica për tu paraqitur për të dhënë dëshmi si dëshmitar, por ai nuk ka shkuar.
“Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk i hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh”, tha ai.
Deklarata e Stresit:
“Personi në fjalë, që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.
Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të njeri, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.
Kur kam shkuar në Pejë me performu me Noizyn, ku ka dalë live dhe ka thënë “do shkon nesër do bëj stila”, një natë më parë kemi dalë edhe bashkë live, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek.
I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda. Kam ngrën gota e prerje në gisht. Unë jam ai që kam thënë mos, mos. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne më pas kemi ikur drejt Prishtinës. Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, por ne nuk i hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co